Në qytetin e Lipjanit te tregu afër Stacionit të Autobusëve në ora 14:00 gjatë ditës së diele do të mbahet meeting humanitar për djaloshin Mael Alushin. Lajmin e ka bërë të ditur Infinity Race nga Lipjani.
Infinity Race përmes një njoftimi për media kanë njoftuar në detaje për organizimin dhe vendin ku do të mbahet ky meeting.
“Për të gjithë anëtarët e Infinity Race (Lipjan) organizojmë meeting i cili do mbahet në datën 20.11.2022 (e diele). Në Lipjan te tregu afër Stacionit të Autobusëve, I cili mbahet edhe meeting humanitar për (Mael Alushi) vogëlushi që ka nevojë për ne, në ora 14:00, jeni të mirëseardhur të gjithë grupet pa dallim. T’iu tregojmë që edhe ne Lipjani mundemi me bë diçka. Ju mirëpresim”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë, që Mael Alushi vuan nga politruama dhe është në gjendje kome, për shërimin e tij duhet një shumë prej 247.000 euro të dërgohet në Gjermani për shërim.








