Infermierja ngushëllon pesëvjeçarin pas operacionit, fotoja bëhet virale

Kushdo që është infermiere është e vetëdijshme që profesioni nuk është aspak i lehtë.

Kohët e fundit, një fotografi që paraqiste një infermiere dhe një fëmijë të shqetësuar pasi u zgjua nga operacioni, është bërë virale në rrjetet sociale.

Pesëvjeçari Slade Thompson, u zgjua pasi kishte bërë një ndërhyrje në bajame në një spital në Pensilvani.

Familja e tij nuk u lejua të hynte në dhomën e tij, sepse ende kishte nevojë për kontroll kështu që infermierja Annie Hager, zëvendësoi familjarët.

Fotografia e tyre ka marrë mijëra komente lavdëruese në rrjetet sociale.

“Një infermiere mahnitëse dhe kaq e mrekullueshme me një zemër prej ari”, shkroi një komentues.