Infermieri vret të fejuarën mjeke: Më infektoi me koronavirus

Gjatë këtyre ditëve koronavirusi ka qenë protagonist i një drame kolektive, por në disa raste mund të jetë edhe thjesht sfondi i një tragjedie familjare.

Një infermier italian, Antonio De Pace, nga një qytezë siciliane afër Messinës është arrestuar pasi ka vrarë të fejuarën e tij, e cila ishte studente e mjekësisë.

Ai tha se arsyeja pse e ka vrarë atë ishte se e kishte infektuar me koronavirus.

“Më infektoi me koronavirus”, i deklaroi policisë vrasësi.

Infermieri 28-vjeçar dhe studentja ishin njohur në Poliklinikun e Messinës, ku 26-vjecarja Lorena Quaranta po kryente praktikën.

Mbeten mister shkaqet e vërteta të vrasjes , nga momenti se dy tamponët mbi infermierin kanë rezultuar negativë dhe se çifti në rrjetet sociale dukej i lumtur.

Vrasja tronditi qytezën e Furcit, aq shumë saqë kryebashkiaku ka kërkuar që të zhvillohen funeralet të paktën në mënyrë private, edhe pse kjo gjë nuk lejohet më nga masat italiane kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit