Infermieri tregon sesi fillon puna nga mëngjesi në Infektivë: Rrini të qetë

Fitim Havolli, kryetar i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive, ka shpërndarë sot një fotografi të shkrepur në orën 07:00, duke treguar sesi fillon puna në Klinikën Infektive.

Ai përmes një postimi në Facebook, tregon se fillimisht bëhen planifikimet dhe ndërhyrjet profesionale që do të aplikohen tek pacientët e infektuar me koronavirus.

Postimi i Havollit:

Kështu nis puna Mjekë e Infermierë në Klinikën Infektive!

Që nga ora 7:00 e mengjesit,…… fillimisht bëhen planifikimet dhe ndëryhrjet profesionale që do të aplikohen tek pacientët me covid-19-të sipas gjendjës shëndetësor momentale si dhe analizave të tyre për secilin pacientë veç e veç!

Gjithë ata/ato që do kenë nevojë për shërbimet tona profesionale ne do ju shërbejm me vullnet e dëshirën më të madhe pa u kursyer dhe pa llogaritur lodhjen……., për këtë ju garantojmë!

FAMILJAR, MIQ E QYTETARË TË NDERUAR, NESE JU KENI NDONJË TË FAMILJËS TË PREKUR ME COVID -19-të DHE DUKE U TRAJTUAR TEK NE ,JU RRINI TË QETË, NE DO KUJDESEMI SIKUR TË JEN FAMILJAR TAN!
SHËRIM TË SHPEJT PËR TË GJITHË ATA TË PREKUR MË KËTË VIRUS!