Infermieri kosovar në ditën e 16 të grevës, nga sot refuzon të pijë edhe ujë

Infermieri Enlirat Dueraku ka 16 ditë që po qëndron në grevë urie, duke kërkuar kështu që infermierëve tu rritet pagesa e ndërrimit të natës nga 18 euro në 36 euro, si dhe tu paguhen orët shtesë dhe rrezikshmëria.

Ndërsa ai ka porositur kryeministri Avdullah Hoti, ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe u.d. e drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi, duke thënë se meqë ata nuk reflektuan ai nga sot refuzon të pijë ujë dhe lëngje.

“Kolegë të nderuar, qytetar, KM Avdullah Hoti Kryeminister,MinistërArmend Zemaj,Dr. Valbon Krasniqi. Sot është dita e 16-të e Grevës së Urisë, mirëpo nuk reflektuat. Nga sot as ujë as lëngje nuk do përdori, e ju fleni të qetë, mbani pozitat”, ka shkruar Duraku në profilin e tij në Facebook.