Infermieri i reagon Jeta Xharrës: E pandershme të akuzohen të gjithë mjekët, flisni me emra e mbiemra

Infermieri i QKUK’së, Fitim Havolli, ka reaguar pasi emisioni “Jeta në Kosovë” me Jeta Xharrën intervistoi disa persona brenda Infektivës, duke raportuar se atje ka parregullsi të shumta.

Havolli përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se është e pandershme dhe aspak etike, të ketë akuza të tilla, pasi që sipas tij shumica e profesionistëve kanë punuar shumë këta muaj.

“Vrejtje!!!rasti nuk ka të bëjë fare me mua dhe me repartin ku unë shërbejë, por është e pa ndershëme dhe aspak etike të hudhen gjithë ato akuza në përgjëthësi sespe jam i bindur se shumica nga profesionistët tash e 10 muaj kan bërë të pa mundurën për te ju dal në ndihmë qytetarëve,poashtu nuk i përjashtojm ndonjë rast i vili do ishte dashur të jete i izoluar dhe i zgjedhur mbrenda institucioneve gjegjëse).”, shkroi ndër të tjera ai.