Infermieri 41 vjeçar pranon se vrau 100 pacientë sa ishin nën kujdesin e tij

Rasti më i madh i vrasësve serial në Gjermaninë e pasluftës është Niels Hoegel, me vrasjen e 100 personave.

Ky njeri po gjykohet për vrasjen e për vdekjen e 100 pacientëve të tij,  Hoegel, ish-infermier i cili punoi në disa spitale të Gjermanisë, u dha mbidozë mjekësore me qëllim, pacientëve të tij.

Akuzat për vrasjen vijnë nga koha kur Hoegel po punonte në një spital në Oldenburg në mes të viteve 1999 dhe 2002, si dhe mes viteve 2003-2005 në spitalin Delmenhorst.  Viktimat supozohet të kishin qenë mes 34 dhe 96 vjeç.