Infermierët protestojnë para QKUK-së, kjo është kërkesa kryesore e tyre

Infermierët do të protestojnë sot nga ora 10:00 përballë Klinikës së Kirurgjisë në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur organizatori i kësaj proteste infermieri, Enlirat Duraku i cili ka tre ditë që është edhe në grevë urie.

Infermierët po kërkojnë nga qeveria që t’u pagohen shtesa për ndërrimet e natës.

Kujtojmë se i njëjti ka hequr dorë nga paga shtesë prej 150 euro, që u nda nga qeveria e Kosovës për infermierët dhe e ka quajtur ofendim një shtesë të tillë.