Infektologu serb e quan skandal dhënien e vaksinave në Kosovë: Ne po i kontrabandojmë vaksinat, po i dërgojmë në mënyrë të paligjshme

Anëtari i shoqatës serbe “Të Bashkuar Kundër COVID-19”, epidemiologu i shquar, Zoran Radovanoviq e ka komentuar hyrjen e vaksinave nga Serbia në Kosovë në mënyrë ilegale.

Radovanoviq ka thënë se ky “veprim i marketingut nuk i ka hije një shteti serioz”, duke kritikuar ashpër veprimet e shtetit serb.

“Është skandal i veçantë që ne kontrabandojmë vaksinat, ne ato i dërgojmë në mënyrë të paligjshme”, ka thënë Radovanoviq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi gjatë konferencës vjetore për shtyp se Serbia do të vazhdojë të kujdeset për njerëzit e vet në Kosovë.

“Fakti që ata kontrollojnë kalimet administrative nuk mund ta ndalojë jetën”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka deklaroi se Serbia “nuk po rrezikon askënd duke dërguar vaksinat në veri të Kosovës”.

“Ne nuk kemi dërguar asnjë top e as tank, kemi dërguar ilaçe dhe vaksina. Dhe ne jemi gati të dërgojmë ilaçe dhe vaksina edhe për shqiptarët dhe nuk kemi asgjë kundër kësaj”, ka thënë ai.