Infektologu rrëfen për viktimën që vdiq nga gripi i derrit

Infektologu në Spitalin Rajonal të Gjilanit Xhevat Demiri, bëri të ditur se kolegu i tij tekniku Ramadan Jashari i lindur më 1974 ka ndërruar jetë në Klinikën Intektive në QKUK Prishtinë, pasi u prek nga gripi i derrave.

Për Ballkani.info Demiri bëri të ditur, se pacienti fillimishtë ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit por pasi iu përkeqësua gjendja ai u tranferua në Klinikën Infektivë në QKUK.

“ Mjekët në QKUK janë munduar të bëjnë të pamundurën, por ishte e pamundur të shpëtohet nga vdekja” pohoi Demiri.

Redaksia jonë që nga mëngjesi ka provuar të vihet në kontakt me zyrtarë të klinikës Infektive në Prishtinë po kjo gjë ishte e pamundur.

Edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, nuk u konfirmua nësë vdekja e Ramadan Jasharit nga Pogragja e Gjilanit vdiq nga gripi i Derrave apo jo.
Ballkani.info do të ju mbajë të informuar