Infektohet me koronavirus kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari

Kryetari në detyrë i Podujevës, Nexhmi Rudari, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rudari, i cili ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19. Nga IKSHKP, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor”, ka thënë Rudari.