Infektohet me koronavirus edhe ish-ministri Abelard Tahiri

Është prekur nga coronavirusi edhe ish-ministri i drejtësisë e deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.

Lajmin e ka bërë të diutur vet Tahiri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Tahirit

Të dashur qytetarë,

Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv.

Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë.

Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.