Infektohet me koronavirus Arben Gashi i LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur vet ai, përmes njo postim në Facebook.

Ai ka thënë se bashkë me të, pozitiv kanë rezultuar edhe të gjithë anëtarët e familjes.

Postimi i plotë:

Të nderum miq,

Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtepiak dyjavor.