Infektohet deputetja e PDK-së bashkë me gjyshin e saj

Deputetja nga radhët e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka rezultuar së fundimi pozitive me Covid-19.

Ajo ka treguar se bashkë me të i prekur nga ky virus është edhe gjyshi i saj.

Zejnullahu ka shkruar në Facebook mes tjerash se deri më tani bashkë me gjyshin e saj, po e kalojnë virusin me simptoma të lehta, duke uruar kështu që të gjithë të infektuarit ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë.

Postimi i saj:

Gjyshi dhe unë po e kalojmë bashkë virusin Covid-19. Deri tani me simptoma të lehta dhe pa ndonjë problem të madh shëndetësor.

Urojmë që gjithë të infektuarit ta kalojnë sa më lehtë këtë sfidë. Ju lutem, ruani distancën dhe mbani maskat që ta mbroni veten dhe të tjerët.

Lladoc, Podujevë.