Një mësimdhënës dhe një punëtor teknik në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”,në Fushë Kosovë, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në këtë komunë Islam Shabani.
Ai ka treguar se lajmin se ata rezultojnë pozitivë e kanë marrë në orët e pasdites, saktësisht në ora 22:00 dhe menjëherë ata janë vetizoluar.
“Mbrëmë e kemi marrë informacionin, në ora 22:00 me kanë shkruaju, i kam dërguar në shtëpi dhe i kam zëvendësua me dy arsimtar të tjerë. Gjendja e tyre është stabile dhe kanë simptoma shumë të dobëta. Mirëpo duke i përfillur këshillat e institutit ata janë vetizoluar”, theksoi drejtori Shabani.
Ai ka mohuar se do të ndalin procesin mësimorë, meqë të gjithë arsimtarët e tjerë kanë rezultuar negativ, ani pse shfrytëzojnë të njëjtë sallë.







