Infektiva “çlirohet” nga COVID-19

22 pacientë aktualisht po trajtohen në Klinikën Infektive, 3 prej tyre në mjekim intensiv.

Është duke i bërë përgatitjet e nevojshme para se t’i ofroj shërbime mjekësore të infektuarve.Veshja me rrobat anti-Covid tash e dy vite është rutina e mjekëve këtu në Klinikën Infektive.

Motivin e forcën e marrin qysh në hyrje të repartit nga shkrimet e vendosura në mur.

Pasi ka respektuar të gjitha masat kundër virusit korona, specializantja Artë Maliqi shikon historinë e pacientit.

Këtu ajo kontrollon gjendjen shëndetësore të saj deri tani.

E më të përfunduar këtë procedurë, vie koha e vizitës.

Për dallim nga muajt e kaluar në këtë dhomë është shtrirë vetëm një pacient.

Me të hyrë në dhomën ku gjendet një paciente ajo i matë shtypjen e gjakut e më pas rrit vlerat e oksigjenit varësisht nevojës.

Madje për t’u siguruar se frymëmarrja e saj është në nivelin e duhur ajo i bënë një kontroll pacientes e cila është duke u trajtuar kundër virusit korona.

Pasi që ofron të gjitha shërbimet e nevojshme, kujdestarja largohet nga dhoma për t’i ofruar ndihmë dikujt tjetër.

Në këto hapësira përgatitet edhe terapia e cila më pas u jepet direkt pacientëve.

Situata këtu brenda është më e qetë.

Nga 11 dhoma që gjenden brenda këtij reparti vetëm 5 prej tyre janë të zëna.

E në tërë Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 22 pacientë, 3 prej tyre në mjekim intensiv.

Edhe lëvizja e mjekëve është minimale.

Kjo pasi që numri i të infektuarave dhe atyre të hospitalizuar është në rënie.

Stresuese gjithë këtë periudhë pandemike e ka konsideruar, Arben Vishaj, Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Klinikën Infektive.

E se nuk është bërë asgjë për këta punonjës shëndetësorë në këtë periudhë pandemie nga institucionet e vendit e thotë edhe infermieri që u përballë që nga dita e parë me këtë virus, Fitim Havolli.

Nga Klinika Infektive kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të përballojnë edhe valën e 5 të paralajmëruar.