Infeksionet e fytit – shkaktar Streptococcus pyogenes – gr. A

Infeksionet streptokoksike të grupit A, shkaktojnë: faringjitin streptokoksik, skarlatinë, piodermi streptokoksike, erizipel, ethet e lehonisë e deri të sepsa dhe sëmundjet poststreptokoksike. Mostrajtimi adekuat dhe në kohë i infeksionit, bart pasoja serioze në organizëm.

Me fillimin e ditëve ftohta edhe infeksionet e fytit dhe të rrugëve të sipërme respiratore janë më të shpeshta si pasojë e qëndrimit në ambiente të mbyllura dhe bartja e infeksionit nga një person tek tjetri bëhet përmes rrugëve sperklo-ajrore.

Bajamet janë një portë mbrojtëse e Traktit të sipërm respirator. Në këtë regjion ekziston numër i madh i baktereve të cilat janë florë normale dhe mbrojtëse për organizmin tonë.

Bakteret e tilla që ndodhen si florë normale janë Streptococcus viridians dhe ato jo-hemolitike, që janë të afta të prodhojnë disa substanca të quajtura Bakteriocina, të cilat frenojnë rritjen e baktereve patogjene.


Toksinat eritrogjene të prodhuara janë përgjegjëse për ekzantemën gjatë Skarlatinës.

Toksinat Streptolizina S dhe O, Streptolizina S është e qëndrueshme ndaj O2, nuk është imunogjene dhe tretë eritrocitet, leukocitet dhe trombocitet. Kjo toksinë nxitë çlirimin e lizozimave që dëmtojnë

Streptolizina O – kundër kësaj toksine formohen antitrupa-Antistreptolizina O, përcaktimi i të cilave është i dobishëm për të dokumentuar një infeksion recent streptokoksik (analiza ASO).

Streptolizina A dhe B janë enzime të afta për të tretur koagulat e gjakut dhe mundësojnë përhapjen e shpejtë të Streptokokeve jashtë kufijve të zonës inflamatore.

ADN-azat janë enzime citolitike ku duke pakësuar viskozitetin e qelbit në absceset ato lehtësojnë përhapjen e Streptokokut.

Hijaluronidaza enzime, gjithashtu ndihmon në përhapjen e baktereve.

Shkaktarët e Tonsillofaringitit
Tonsillofaringitin në 90% të rasteve e shkaktojnë viruset si: Adenoviruset, Coxsackie Viruset ,Epstein barr viruset etj. Vetëm në 10% të rasteve shkaktar është Streptococcus pyogenes, grupi A, potencohet kjo baktere agresive për shkak të lirimit të shumë toksinave.

Dhimbja e fytit është simptoma më e shpeshtë e infeksionit që përcillet me gëlltitje të vështirësuar, skuqje fyti, tharje fyti, kollë, dhimbje muskujve, dhimbje barku dhe temperaturë. Hapi i parë që duhet ndërmarrë është bërja e një Strisho fyti, ku si rregull është që pacienti duhet të jetë esëll dhe nuk duhet të jetë nën ndikimin e antibiotikeve, sepse kjo frenon rritjen e baktereve dhe nuk do të kemi rezultat real.

Strep-Test është një test i shpejtë dhe orientues që në rast të prezencës së Streptococcus pyogenes, grupi A, detekton pozitivitetin dhe përfitojmë në kohë që të fillohet sa më parë me antibiotik.

Farigjiti streptokoksik është sëmundje kryesore e moshës së fëmijërisë 5-15 vjeç, ndonëse dhe moshat e tjera mund të prekën.

Përhapja e infeksionit bëhet me rrugë sperklo-ajrore ndërmjet individëve, pikërisht kjo është arsyeja pse kemi raste më të shpeshta gjatë ditëve të ftohta, sepse kemi kontakte më të shpeshta dhe më të afërta në ambientet e mbyllura.

Rëndësia e madhe e izolimit të Streptococcus pyogenes, grupi A nga Kultura e grykës për trajtimin me kohë është mjaftë efektive para se bakteri të krijojë sekuela dhe antitrupa Antistreptolizine. Prania e Antitrupave Streptolizine O mund të detektohen 3-4 javë pas infeksionit me Testin ASO (ky test tregon nivelin e antitrupave kundër toksinës Streptolizin O).

Infeksionet streptokoksike të grupit A, shkaktojnë: faringjitin streptokoksik, skarlatinë, piodermi streptokoksike, erizipel, ethet e lehonisë e deri të sepsa dhe sëmundjet poststreptokoksike. Mostrajtimi adekuat dhe në kohë i infeksionit, bart pasoja serioze në organizëm siç, janë me vonë shfaqja e etheve reumatike, endokardit dhe glomerulonefrit.

Mjekimi me kohë ndaj infeksionit streptokoksik nuk ka për qëllim vetëm mënjanimin e simptomave klinike, por të parandalojë ndërlikimet e mëvonshme që lënë gjurmë kjo baktere, siç janë ndërlikimet supurative: otitis, mastoiditis, sinuzitis etj., dhe ato jo supurative: ethet reumatizmale, glomerulonefritin dhe endokarditin.