Industria ushtarake ruse miliarda dollarë borxhe

Industria ushtarake ruse, apo siç është quajtur “Krenaria e Putinit”, tani ka filluar të quhet “Vrima e errët financiare e Putinit”, për shkak të borxheve të mëdha. Deri në fund të vitit 2019 edhe përkundër financimeve që kishte marrë nga Qeveria ruse dhe nga shitja e armëve jashtë Rusisë, Industria ushtarake ruse vetëm ka thelluar borxhin e saj, i cili tani është më shumë se 700 miliardë rubla (mbi 10 miliardë dollarë).

Sipas kreut të Bankës ruse VTB, Andrei Kostin, Industria ushtarake ruse, pjesën më të madhe të borxheve ua ka bankave ruse, çka ndikon që edhe bankat ruse të përballen me likuiditet për shkak të kredive të këqija.

Për shkak të afarizmit të dobët të industrisë ushtarake, një pjesë e konsideruar e buxhetit të ndarë për Ushtrinë ruse shkon për mbulimin e humbjeve dhe pagimin e kredive që kjo industri i ka tek bankat ruse.

Buxheti i Ushtrisë ruse për shakë të krizës ekonomike dhe devalvimit të Rublës ruse, viteve të fundit ka rënie konstante, çka ka ndikuar që në vitin 2019, buxheti i Ushtrisë ruse të mos jetë më në mesin e pesë shteteve që ndajnë më së shumti për ushtritë e tyre, e që janë SHBA, Kina, Arabia Saudite dhe Franca.

Bazuar në të dhënat e SIPRI (Stockholm International Peace Research Institite), Industria ushtarake e SHBA-së prinë bindshëm  me 59% të prodhimeve të armatimeve në nivel global, ku Industria ushtarake ruse merr pjesë me vetëm 8.6%, çka tregon mjaftueshëm për disbalancin që kanë SHBA dhe Rusia në industrinë ushtarake.

Në opinion është krijuar një përshtypje se Rusia ka ushtrinë dhe industrinë ushtarake më të madhe. Kjo ka ardhur si pasoj e propaganda ruse, e cila është duke na bombarduar çdo ditë me lajme për madhështinë e Ushtrisë ruse dhe Industrisë ushtarake ruse, por siç po shihet nga lart, Rusia nuk është as në mesin e top pesë shteteve që ndajnë buxhet më se shumti për ushtritë e tyre, si dhe shumë larg nga Industrisë ushtarake e SHBA-së .