Indonezi, era e frutit durian shkakton vonesë në fluturim

Era e keqe e “mbretit të pemëve” durian që njihet si një “frutë që kundërmon më së shumti”, shkaktoi vonesë në aterimin e një avioni në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, udhëtimi i avionit komercial i ngarkuar me rreth 2 tonë durian, në aeroportin Fatmawati Soekarno të rajonit Bengkulu në ishullin Sumatra, pas ankesës së udhëtarëve nga era është shtyrë.

Era që kishte kapluar avionin shkaktoi ankesën e pasagjerëve, ndërsa ata ishin të shqetësuar nga mbingarkesa.

Pas debatit mes pasagjerëve dhe zyrtarëve të aeroportit dhe ekuipazhit të avionit, zyrtarët u bindën që t’i zbresin frutat nga avioni.

Avioni ateroi me një orë vonesë, pasi që frutat u larguan nga avioni.

Durian

Durian në vendet e Azisë Juglindore emërohet si “mbreti i pemëve”, ndërsa në disa rajone njihet edhe si “fruti i parajsës dhe ferrit”.

Shkaku se pse durianit i thuhet “fruti i parajsës dhe ferrit” është se evokon ferrin për shkak të guaskës së tij të mbushur me gjemba dhe erës së keqe, ndërsa të parajsës për shkak të shijes dhe dobive.

Për shkak të erës së keqe shumë shtete në Azinë Juglindore nuk lejojnë hyrjen e frutit në shumë vende.

Duriani në Indonezi, Singapor dhe Malajzi është ndaluar të futet në hapësira publike, në transportit publik dhe në aeroportet.

Në rast se fruti konsumohet ose gjendet në një mjedis të mbyllur, efekti i erës mund të vazhdojë tre ditë.