Të birin ia bënë për spital ani pse ai nuk ia zuri rrugën askujt.

Kjo nuk është hera e parë që djalit të Mevlide Hasanit ia marrin paratë dhe e rrahin.

Herën e fundit më 10 maj 36 vjeçarin nga Ferizaji e rrahu dikush që sipas të ëmës, e dinte që Isufi është me aftësi të kufizuara.

Ndërkaq nga emergjenca I thanë televizionit se lëndimet janë të rënda.

I dyshuari që i ka shkaktuar këto lëndime, policia thotë se është një 13 vjeçar.

Ndërsa nga Qendra për Punë Sociale i thanë klanit që shkresën nga Prokuroria e kanë pranuar vetëm sot dhe ende nuk janë marr me rastin.  Kështu që dyshuari mbetet i lirë pa trajtim nga Sociali.  As viktimës nuk i është caktuar trajtim me psikolog për traumat.