Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, u shpreh se ulja e dhunshme e aeroplanit të Kompanisë Ryanair në Bjellorusi, ka të gjitha shenjat e një operacioni të Shërbimeve inteligjente ruse. Danilov e tha këtë gjatë një takimi me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit të Lituanisë, Darius Kulesius.

Danilov u shpreh se ngjarja e Bjellorusisë është një sfidë jo vetëm për Evropën, por për të gjithë boten. Shërbimet ruse kryej provokime të vazhdueshme dhe nëse ne i injorojmë, ata do të vazhdojnë me provokime tjera.

Në lidhje me zhvillimet politike në Bjellorusi, Danilov, u shpreh se Ukraina dhe Shtetet Baltike duhet të ndihmojnë që të ndërtohet një Bjellorusi demokratike, e jo sikur se është tani  nën diktaturën e Lukashenkos, i cili është dorë e zgjatur e Putinit.

Diktatori Lukashenko kishte ulur dhunshëm aeroplanin e Kompanisë Ryanair, i cili fluturonte nga Athina për në Vilnus/Lituani. Pas uljes Strukturat e sigurisë së Bjellorusisë kishin arrestuar gazetarin Roman Protasevich, i cili është themeluesin i kanalit opozitar bjellorus `NEXTA`, kanali i cili funksionon në platformën `Online`, duke njoftuar banorët e Bjellorusisë për protestat kundër regjimit diktatorial të Lukashenkos.