Incident në shkollën e Fushë Kosovës, të përfshirë nxënës dhe prindër

Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një incident në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë. Në incident janë përfshirë fillimisht dy nxënës e pastaj edhe prindi i njërit prej nxënësve.

Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme të policisë dhe kanë shoqëruar në stacion policor katër persona.

Personat e përfshirë në incident aktualisht janë duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.