Incident në koncertin e Noizy-t, ndërhyn sigurimi VIDEO

Noizy ka fansa shumë të zjarrtë e këtë e vërteton dhe video që po qarkullon në rrjet. Në një nga koncertet e fundit të reperit ka ndodhur një incident. Një fans është ngjitur në skenë teksa Noizy po këndonte dhe ka dashur të bëjë foto.

Sigurimi ka ndërhyrë menjëherë duke e larguar me forcë fansin nga skena. Ndërsa Noizy i ka shkuar nga pas për të bërë foton, gjest që fansat e kanë duartrokitur

Megjithatë sigurimi nuk e ka lejuar as Noizyn ndërsa fansin e ka nxjerrë jashtë.