Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen e Spitalit në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Vëllezërit Asllani”.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se një person është hedhur nga një ndërtesë banimi.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa gjendja e personit në fjalë po ashtu mbetet e paqartë.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të emergjencës – përfshirë autoambulancën, Policia e Kosovës dhe ekipet e Forenzikës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Ballkani.info ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare.