Prezantuesi Richard Arnold e gjeti veten në telashe në “Good Morning Britain” këtë mëngjes, pasi mori pjesë në një provë të keqe që përfundoi me të vjella.

52 vjeçari mori pjesë në një sfidë ku duhej të pinte një pije të çuditshme por përfundoi duke vjellë përpara mijëra njerëzve që ndoqën emisionin.

Prezantuesi u ngrit për të pirë pijen me shpejtësi por nuk mundi dot që të mbajë të vjellat. Ai shihet në video teksa kërkon një mënyrë për të mos u ekspozuar ndaj audiencës televizive. “Në kapele, në kapele”, i thotë një tjetër person që ndodhej pranë tij ndërsa ai më pas e merr atë për të vjellë.