Incesti në Gjilan, djali thotë se u provkua nga vajza e dajës

Prokuroria ka kërkuar shqiptim të masës edukative për të miturin.

Foshnja e ardhur në jetë nga incesti në Gjilan, u braktis nga prindërit.

Por tash për foshnjën e dy prindërve të mitur në Spitalin e Gjilanit është larguar nga spitali i qytetit.

Drejtori i spitalit Nisret Hajrullahu përmes telefonit ka thënë se foshnja është dërguar në Qendrën për Punë Sociale, pasi sipas spitali nuk ka drejtë ta mbaj më shumë se një muaj.

Prindërit biologjik kanë refuzuar të kujdesen për fëmijën e tyre ndërkohë T7, ka siguruar deklaratat e të dyve dhënë në polici.

Babai i foshnjës me inicialet L.M ka treguar para hetuesve se si ka ndodhur akti që qoi deri në shtatzëninë e vajzës së dajës.

“Unë tani do ta tregoj të vërtetën pasi që më herët më ka ardhur vështir prej prindërve të mi për ta treguar të vërtetën, dhe tani dua të shtoj edhe këtë: ditën kritike kur ka ardhur E…. Unë kam qenë në oborr të shtëpisë duke rregulluar një kerr me kali, për të shkuar në mal për dru, unë u përshëndeta me te dhe jam nisur për në mal, i kam prerë drutë, e kam ngarkuar kerrin dhe i kam shitur, jam kthyer në shtëpi kam ngrënë darkë, jam pastruar, kur kam dalur nga banja, kam shkuar në dhomën time të gjumit për t’u ndërruar dhe aty ka hyrë E, dhe më ka provokuar jemi përdhelur, puthur dhe kemi bërë mardhënje seksuale”.

Sipas deklaratës së tij, kjo nuk ishte hera e vetme kur kishte bërë seks me vajzën e dajës 13 vjecare.

“Pastaj nga dhoma ime ku isha me E kemi shkuar tek dhoma e nejës, pastaj kemi ra me fjete, unë kam ra me një shtrat me vëllain tim kurse Eliona në një shtrat me motrën time, kur jemi zgjuar në mëngjes kam shkuar në mal, i kam pru drutë deri në oborr, ka qenë diku ora 10:00 e para ditës, kam shkuar në katin e dytë të shtëpisë, aty ka ardhur E, edhe aty kemi pasur për herë të dytë mardhënje seksuale”.

Por mitura E.R ka dhënë një version të kundërt para hetueseve policor.

Në deklaratën e përfolur nga hetuesit thuhet se ajo është keqpërdorur seksualisht nga 16 vjecari që është djali i dajës së saj.

“Me datën 24.11.2018, ka lindë foshnjën dhe pa pëlqimin e stafit mjekësore e ka lëshuar spitalin, këtë e ka bere për t’u mos u marre veshe se kush e ka lindur këtë foshnje, me tutje shtone se deri sa ka qëndruar tek halla e saj ne fshatin Uglar, është keqpërdorë seksualisht nga djali i hallës, deri sa ka qëndruar tek halla nuk është takuar me askënd, sipas saj nuk ka qene ne lidhje me ndonjë person tjetër, gjate qëndrimit tek halla ka pasur tre here mardhenje seksuale me te njëjtin dhe atë me dëshirën e te dyve”

E.R po ashtu ka treguar para hetueseve se kontrollet i kishte bërë vazhdimisht në një ordinancë private me identitet të rremë, pasi ishte frikësuar nga reagimi i familjes.

E në bazë të gjitha provave Prokurorja e rastit Rabije Jakupi i ka propozuar Gjykatës Shqiptim të Masës Edukative për risocializim të këtij të mituri, pasi sipas Prokurorisë ekzistojnë të gjitha elementet e veprës penale keqpërdorim seksual i peronave nën moshën 16 vjet.

Po ashtu Prokuroria ka rekomanduar të caktohet dhe te mbahet seancë gjyqësore jopublike në të cilën do të ftohen dhe lidhur me këtë çështje penale të dëgjohen i mituri dhe e dëmtuara.