Imri Ahmeti zgjedhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Asociacioni i Komunave të Kosovës në kuvendin zgjedhor ka zgjedhur kryetarin e ri.

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është zgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, kështu ka raportuar LipjaniNews.

Kryetar i Asocacionit të Komunave të Kosovës ishte Xhafer Gashi, i cili aktualisht është kryetar i Obiliqit.

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është formuar në vitin 2001 pas zgjedhjeve të para demokratike komunale në Kosovën e pasluftës.