Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka shpalosur programin për ndërtimin e e parkingut nëntokësor dhe parkut qendror, përcjell Ballkani.info.

Ahmeti ka thënë se parkingu qendror do të ndërtohet nën hapësirën ku ndodhet objekti i vjetër i komunës dhe në hapësirën për-rreth tij, duke e përfshirë edhe një pjesë të konsiderueshme të hapësirës së parkingut të tanishëm.

Parkingu do të ketë sipërfaqe të përgjithshme 8000m², ku do të ndërtohen rreth 300 vendparkingje, parkingu do të ketë dy hyrje dalje në rrugët kryesore, në kuadër të parkingjeve përfshihet edhe ndërtimi i tualeteve publike. Mbi hapësirën e parkingjeve nëntokësore do të ndërtohen parku modern me sipërfaqe prej 11100 m².

Postimi i plotë i Ahmetit: