Imri Ahmeti për herë të tretë kandidat për kryetar të Lipjanit

I pari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti do të rikandidojë për herë të tretë në këtë komunë.

Sipas burimeve të brendshme të arbresh.info, Ahmeti do të rikandidojë pasi që një gjë e kundërt nuk është potencuar deri më tani nga ai apo edhe vetë partia.

“ Po, pa dyshim që Ahmeti do të rikandidojë, pasi që një gjë e kundërt nuk është thënë deri me tani”.

Ndryshe Ahmeti udhëheq me komunën e Lipjanit që nga viti 2013, kur fitoi zgjedhjet në një garë të ngushtë me ish deputetin Shukri Buja.