Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka qëndruar në Baicë, “së bashku me disa mbështetës me shumë energji për fitore”, siç është shprehur ai në një postim në Facebook.
Ahmeti, i cili synon edhe një mandat të ri për të parin e Lipjanit, deklaron se bashkë do të ecin përpara.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj të sinqertë, së bashku do të ecim përpara”, shkruan ai, krahas fotove të publikuara.







