Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, që është edhe kandidat i LDK-së për të parin e kësaj komune, ka marr mbështetje nga banorët e fshatit Llugaxhi. Kandidati për Kuvend Komunal, Ymer Ratkoceri, ka thënë se në Llugaxhi Ahmeti ka marr mbështetje për shkak të punëve të suksesshme në Lipjan.

“Fshati Llugaxhi në mbështetje të kryetarit Imri Ahmeti Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, na nderoi me vizitën në Llugaxhi. Puna e sukseshme dhe përkushtimi ndaj qytetarëve i kryetarit Ahmeti mori mbështetje nga fshati Llugaxhi edhe për katër vite mandat”, ka shkruar Ratkoceri në Facebook.