Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot vizitoi 85 vjeçaren nga Sllovia, të cilës në luftë iu vranë pesë anëtarë të familjes, shkruan Ballkani.info.
“Sonte e vizitova hallen Zep (Zejnepe Gashi), halla 85 vjeçare nga Sllovia, të cilës në luftë iu vranë pesë anëtarë të familjes.”, tregoi ai.
Tutje ai vazhdoi duke treguar se arsyeja e kësaj vizite lidhet me ngjarjen e fundit që kthen shpresën kah drejtësia. Dy dekada pas krimeve barbare, të kryera në Sllovi, një gjysmë drejtësie u vendos në Kosovë, me dënimin e kriminelit të luftës Goran Stanishiq.
Postimi i plotë:







