Improvizon karrige në mungesë të karrocave për bartje në Ortopedi të QKUK-së

Një familjar është detyruar të improvizojë një karrige për bartjen e pacientit në mungesë të karrocave profesionale.

Ngjarja ka ndodhur në Klinikën e Ortopedisë dhe fotografia është dërguar nga një person anonim në adresë të Gazetës Shneta. Personi nuk ka treguar detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje,

Megjithatë në fotografi shihen pacientët e shtrirë në Klinikën e Ortopedisë së vjetër në QKUK. Familjari ka improvizuar një karrige të shtëpisë në një panel me katër rrota për ta lëvizur pacientin.

Familjari po ashtu ka hapur një vrimë në mes të karrigës në mënyrë që pacienti të kryej nevojat, ndërsa ka vendosur një dërrasë të drejt që pacienti të vendos këmbën e lënduar.

loading…