Implanti i gjoksit, miliona gra e përdorin pa ditur lidhjen me tumorin e rrallë

Një lloj implanti i gjoksit, i përdorur nga miliona femra në mbarë botën, po kontrollohet me kujdes pas këshillës së mjekëve francezë për të hequr dorë nga përdorimi i tij.

Ata dyshojnë te një lidhje e mundshme mes këtij implanti dhe një lloji të rrallë kanceri: limoma e qelizave anaplastike të mëdha (ALCL), që nis normalisht me një kapsulë dhe dhimbje e enjtje në gji.

Femrat, të cilat e heqin këtë kapsulë dhe vet implantin mund ta marrin veten plotësisht, por nëse sëmundja lihet e patrajtuar mirë, atëherë mund të përhapet në të gjithë trupin e të kthehet në një kërcënim për jetën.

Ekziston një shqetësim në rritje mbi efektin e implanteve. Shifrat e mbledhura nga kirurgët plastikë tregojnë se ka pasur të paktën 615 raste të sëmundjeve të lidhura me to dhe 16 raste vdekjesh.

Në Francë, ku 85% e implanteve të gjirit të përdorura nga gratë janë me sipërfaqe më të ashpër, rregullatori i shëndetit “ANSM” ka rekomanduar që kirurgët të kalojnë tek implantet e buta, ndërsa vazhdon hetimi mbi pasojat e tyre në organizëm.

Situata në Francë ka gjasa të nxisë debate rreth implanteve edhe në vende të tjera