Imeri asiston në fitoren e Zvicrës U21

Mesfushori Kastriot Imeri ka kontribuar në fitoren e Përfaqësueses U21 të Zvicrës ndaj Anglisë, në ndeshjen e Grupit D të Kampionatit Evropian për këtë gjeneratë. Imeri ka asistuar në golin e vetëm të ndeshjes, falë të cilit Zvicra U21 e ka nisur Evropianin me fitore.

Imeri që në këtë duel u inkuadrua në minutën e 66-të, ka asistuar për sulmuesin Dan Ndoye që e shënoi golin e fitores në minutën e 78-të. Te Zvicra U21 në këtë ndeshje, u aktivizuan edhe tre futbollistë tjetër shqiptarë. Mesfushorët Toni Domgjoni e Bastien Toma, si dhe sulmuesi Andi Zeqiri që ishin titullar. Për dallim prej Domgjonit e Zeqirit që luajtën gjatë tërë ndeshjes, Toma u zëvendësua në minutën e 85-të.