Imer Mushkolaj e quajti karikaturë shtatoren e Adem Jasharit, kështu i komenton Bekë Berisha

Imer Mushkolaj dhe Bekë Berisha kanë komentuar vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prizren më 28 nëntor në ditën e Flamurit dhe datëlindjen e komandantit legjendar.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook ishte Mushkolaj ai që e quajti karikaturë shtatoren e cila po konsiderohet si e ndërtuar keq.

“Nji vepër e tillë, pavarësisht qëllimit të mirë, nuk i bën nder Prizrenit. Komandanti nuk e meriton një këso karikature.”, shkroi Mushkolaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërkohë i ka reaguar Berisha.

“Imer me sa te kam përcjell. Ti me fjalet dhe idete neper studio televizive , ne koken tende e ke te farketuar pikerisht kete Adem Jashar”, komentoi Berisha.

Shtatorja e Adem Jasharit u vendos në një qendër tregtare në qytetin historik derisa në përurimin e saj morën pjesë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe anëtarë të familjes Jashari.

Që kur nisën të qarkullojnë fotografi të shtatores, kritika të shumta janë drejtuar rreth kompetentëve.