Pas zyrtarizimit se Joe Biden, do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë ardhur shumë reagime në Kosovë.

Njëri ndër ta është edhe njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

Me ironi, Mushkolaj ka cituar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në disa raste kishte ngacmuar politikanët kosovarë duje iu thënë: Amelika, dhe Gleneli.

“Amelika, Amelika. Gleneli, Gleneli”, ka shkruar Mushkolaj.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.