Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj tha se kërkimet në Kizhevak të Rashkës janë ndërprerë dje për shkak të motit, mirëpo tha se kërkimet do vazhdojnë porsa moti i mirë të rregullohet.
Ajo që është zbuluar deri tani është se varrezat masive të kosovarëve janë zbuluar nga imazhet satelitore të amerikanëve.
Këtë po e konfirmon drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu i cilli tha se ishin amerikanët që gjetën koordinatat e sakta të varrezave.
“Duke ju falënderuar imazheve satelitore amerikane, është gjetur edhe koordinata me gjetjen e varrezës. Është punuar nga 16 nëntori, për 10 ditë çështja logjistike nga pala serbe. Ekipet tona nga Kosova kanë qenë vazhdimisht në lokacion. Dje për shkak të motit e kemi ndal punën. Deri më tani janë tërhequr pjesë kockore që kanë qenë në sipërfaqe pas gjetjes”, tha Gërxhaliu.
Ndërkaq, Manaj tha se kërkimet që kanë filluar muajin e kaluar janë ndërprerë për shkak të motit të keq dhe ato do fillojnë në pranverë.
“Sot mund të njoftojmë që në kërkimet qe kanë filluar muajin e kaluar. Njërën prej varrezave masive, dje janë ndërprerë për shkak të rrethanave të motit. Kërkimet do të vazhdojnë në pranverë, sapo të ofrohen kushtet klimatike. Ka pasur rezultate por me shumë kushtëzim. Përveç kësaj komisioni është marrë edhe me punë tjera”, theksoi Manaj.
Ndryshe, për disa ditë radhazi në këtë lokacion ka pasur kërkime nga Ekipi i Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe asaj të Serbisë.







