Imazhet në Google do të pasurohen me informacione

Herën tjetër që të kërkoni dhe të klikoni një imazh në Google, në ekranin tuaj të kompjuterit ose smartfonit do të shfaqen informacione të dobishme. Kompania ka vendosur të integrojë me thellë Knowledge Graph.

E zëmë se jeni duke shfletuar në internet foto të objekteve të famshme, do të vëreni një element të ri në ndërfaqe që thekson njerëzit, vendet ose gjërat.

Duke klikuar mbi këto etiketa do të merrni më shumë informacion. Si zakonisht do të shikoni edhe njoftime për kërkime të fotove të ngjashme.

Nëse më përpara keni kërkuar diçka dhe ju është shfaqur një panel në anën e pamjes kryesore, atëherë keni parë me shumë gjasa Knowledge Graph në veprim. Kjo databazë informacionesh është prezantuar në 2012 dhe që atëherë është zgjeruar për të përfshirë 500 miliardë fakte.

Google do të përdorë një algoritëm të deep learning për të bërë lidhjen mes informacionit dhe imazhit.