Imazhe ekskluzive/ Mushkëria e një shqiptari me COVID-19 në ditën e 3 dhe 11 të sëmundjes

Mjeku imazherist Renato Osmenaj, i cili është ndër mjekët e parë që u përball me të sëmurët me COVID-19 në vendin tonë, rrëfeu punën e bërë nga stafi mjekësor, vështirësitë përballë një virusi të panjohur më herët dhe dha disa këshilla se si duhet të përballet shëndetësia shqiptare me këtë pandemi.

Sipas mjekut Osmenaj, skaneri është zbulues më i mirë i virusit në trupin e njeriut se sa tamponi që po përdoret tani.

“95% e ka zbulueshmërinë skaneri, 60% e ka tamponi”, tha mjeku imazherist, ndërsa tregoi  imazhet e mushkërive të një pacienti të konfirmuar me Koronavirus në ditën e tij të tretë dhe në ditët e 11-të të sëmundjes.

Pamjet e mëposhtme e tregojnë qartë se si virusi rritet brenda mushkërive tona…

Image

Image

© SYRI.net