Imami Osman Musliu: Wieland e pranoi gabimin, mirë që e vizitoi xhaminë në Drenas

Imami i njohur i Drenicës, Osman Musliu ka reaguar pasi që zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, vizitoi Xhaminë e Drenasit.

Ai e ka falenderuar Wielandin për këtë vizitë, ndërsa ka thënë se e ka përmirësuar gabimin, pasi që në vizitën e kaluar e kishte vizituar Kishën në Llapushnik.

Postimi i plotë:

Madhështija pranon kritikat dhe ndjehet gjallë, vogëlsija qoftë në mendje të individit, familjes apo një popullit, shpërthen në sharje e fyerje. Njëra prej vlerave që ne duhet ta rikujtojmë është pranimi gabimit apo kritikës.
Sot: Zevendespresidenti i Parlamentit të Bashkimit Europian, ka treguar një vlerë të tillë pasi në vizitën e kaluar kishte anashkaluar Xhamitë e komunës,duke vizituar vetëm ndërtesën në kodra të Llapushnikut. Ai sot ka përmirësuar këtë gabim, duke vizituar një xhami brenda komunës së Drenasit. E falenderoj përzemërsisht për këtë veprim të duhur. Ndërsa, këtyre te komunës më që janë më “katolikë se papa” të cilët më kishin ofenduar e fyer se po e prish tolerancën fetare dhe po e sulmoj Europën, u them se ky shembull i z. Wieland tregon vlerat e pranimit të kritikave kur njeriu bën ndonjë gabim.