Imami Osman Musliu për Naim Tërnavën: Dali ste za Krala ili za Tito?

Hoxhë Osman Musliu, ka dhënë një përgjigje për të gjithë, me këtê edhe mediave për zgjedhjet në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) se këto zgjedhje janë si zgjedhjet në ish- Jugosllavi.

Hoxhë Musliu, shkruan më tej se në ish- Jugosllavi, ishin dy pyetje: “A jeni për Kralin a për Titon”?, dhe si do të votonin populli votat shkonin për Titon.

Për më tepër Hoxhë Musliu, shkruan se në rastin e BIK-ut, Naim Termava është “Tito i Kosovës”, prandaj thotë Musliu, nuk do të merrem me zgjedhjen e Titos së vogël.

Hoxhë Musliu, u bën përhajër atyre që e sollën Ternaven
në fillim e e shndërruan në Tito apo Kral të BIK- ut.

Postimi i plotë i Hoxhë Osman Musliut:

Sot kisha shumë pyetje nga disa media per zhjedhjet ne BIK, andaj vendosa për të gjithë këtë pergjigjëje:

Zgjedhjet ne BIK janë si zgjedhjet e para në ish-Jugosllavi siç ka treguar babai im, rahamte past.

Atëherë kishte nje pyetje:

Dali ste za Krala ili za Tito?

Në përkthimi: “A jeni për Kralin apo për Titon”?!

Si do që të votonte populli votat shkonin per Titon.
Naim Ternava është ‘Tito i Kosovës’, prandaj nuk e kam ndërmend të merrem me zgjedhjet e Titos së vogel. Ju qoftë per hajr atyre qe e sollën Ternaven ne fillim edhe e shëndrruan në Tito apo Kral te BIK-ut vetëm ju kisha porositur qe pas vdekjes ta ballsamosin si Stalinin që e kanë dashuruar shumë dhe te i’a këndojke atë këngën; “druzhe Tito mi te se kunemo…perkthimi:”Shoku Tito ne të betohemi rrugës tënde nuk do të largohemi…
Kaq për zgjedhjet e “Titos”.