Imami nga Prishtina iu shërben drekën e Bajramit mysafirëve afganë në Bondsteel

Imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në  Prishtinë, Labinot Maliqi në ditën e dytë të Fitër Bajramit iu ka shërbyer drekë mysafirëve afganë.

Maliqi drekën e ka shërbyer në Kampin Liya në Bondsteel, derisa të ftuar kishte edhe nga Departamenti amerikan i shtetit dhe Marina amerikane, njofton Klankosova.tv.

“Pata vërtetë nderin, kënaqësinë e privilegjin, që ditën e dytë të Fitër Bajramit të jem në Kampin Liya në Bondsteel, të dërgoj një drekë dhe t’ua shërbejë mysafirëve tanë Afganë, kishte edhe shumë pjesëmarrës të ftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Marina Amerikane, të cilët bashkë janë duke kryer një punë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Maliqi në Facebook.