Imami Maliqi e falë Kurban Bajramin në “Bondsteel”

Besimtarët myslimanë në Kosovë e mbarë botën, të shtunën kanë festuar Kurban Bajramin.

Labinot Maliqi, i cili është imam i xhamisë “Bredri Kamberi” në Prishtinë, kësaj radhe namazin e Kurban Bajramit e ka falur në Kampin amerikan “Bondsteel”.

Imam Maliqi po ashtu ka pranuar certifikatë vlerësimi nga Trupat Detare të Marinës së SHBA-së.

Kjo certifikatë, i është dhënë, siç ka thënë Maliqi, për mbështetjen fetare të vazhdueshme në këtë kamp.

“Sot, isha i nderuar për të falur namazin e Bajramit të Kurbanit në Kampin Amerikan Bondsteel, të drekoj, dhe po ashtu në këtë ditë festive të pranoj edhe një Certifikatë Vlerësimi shumë të çmuar nga Trupat Detare të Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shërbimin dhe mbështetjen fetare që vazhdoj të jap në Kampin Liya/Bondsteel. Përjetësisht mirënjohës dhe falënderues’’, ka shkruar Maliqi në Facebook.