Imami

Imami Jashari: Është traditë e injorancës nëse vajzës nuk i jepet pasuria

Imami Qëndrim Jashari, jo rrallë bëhet viral në rrjetet social me deklaratat e tija të dhëna në paraqitje të ndryshme publike.

Së fundmi, videoja e Jasharit, në të cilën flet për trashëgiminë e pasurisë është duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në rrjet.

Ai mospërfshirjen e vajzave në ndarjen e pronës e ka konsideruar “traditë të injorancës”.

“Me mendësinë tonë “po hajt se kjo martohet edhe më nuk ia kemi gajlen”. Kjo është prej traditës së injorancës. Vajza edhe kur të martohet është vajza jote. Pse nuk i jepet trashëgimia vajzave? Me tradita të mahallave, me tradita të atyre njerëzve që e kanë mbajt vetën kishe po dimë diçka e duke ju bërë zullum grave. Mosdhënia e trashëgimisë për vajzën është nga tradita e atyre që kanë zënë kafshë”, ka thënë ai.

@teuhiidd

♬ original sound – 🤍PASUESITESUNETIT🖤