Labinot Maliqi

Imami i xhamisë te Lagjja e Spitalit: Nga nesër hapen xhamitë, për këtë arsye

Si pasojë e përhapjes së pandemisë së COVID-19, Qeveria e Kosovës mori vendim për mbylljen e xhamive në gjithë Kosovën.

Por është Labinot Maliqi, Imam në xhaminë Prof.Dr.Bedri Kamberi, në Lagjen e Spitalit në Prishtinë tha se prej nesër, me 14 maj do të hapen xhamitë në Kosovë, që të kryhen pagesat e sadakatul fitrit, zekatit dhe anëtarësisë.

Tutje u tha se xhamitë do të qëndrojnë të hapura deri me datën 23 maj, prej orës 11:00 deri në orën 19:00.