Hoxha i Shipolit të Mitrovicës, Fatmir Latifi në një ligjeratë kushtuar pandemisë që ka goditur rruzullin tokësorë ka treguar arsyet teologjike se pse ka ardhur ky virus në tokë përkatësisht në Kosovë.

Ai ka folur rreth koronavirusit duke iu referuar si ushtar i Allahut, kjo për shkak se në tokë ka ndyrësira e pa pastërti, njerëz që nuk iu përmbahen parimeve fetare dhe devijimeve të shumta nga popullata, shkruan Ballkani.info.

Latifi që njihet për tonacionin e ngritur në ligjerata, ishte ushtar në luftën e fundit në Kosovë, madje edhe humbi dorën e djathtë.

Kjo është video e plotë, ndërsa referimi i lartcekur përmendet nga minuta 1:40. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?feature=youtu.be&v=C-pVSEB6jN0&fbclid=IwAR1Cq6DzTle-js5SoyQQYL8VWHm-IkEif4dwV-L9julidMA8V6Rp7KOAuCc&app=desktop