Imagjinata e të ashtuquajturit analist: Si e bëri Kurti të flasë vetë me vete Lajçakun

“Albin Kurti i ka mbajtur ligjëratë Miroslav Lajçakut dhe 80 për qind ja ka ndryshuar mendjen”.

Kështu është shprehur analisti politik, Krenar Shala.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka mbajtur ligjërate të dërguarit Special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe se këtij të fundit i është ndryshuar mendja nga ato që ia ka thënë Kurti.

Sipas tij, Lajçk është pajtuar me ato që ja ka thënë Kurti, por që për shkak të pozitës së tij, nuk mundet me e pranu.

“Jam i bindur që ka nejt në këtë takim një 1 orë, 20 -30 për qind ligjërata i ka mbajtë Lajcakut, a e din që e ka shti me fol vetmevete. Ligjëratë i ka mbajt dhe jam i bindur që ia ka ndryshuar mendjen 80 për qind, po ky e ka pozicionin qashtu nuk mundet me e ndryshu, 30 për qind kur shkon me flejë ai thotë po mirë e ka po nuk kemi qysh me ja bo se Serbinë duhet me rehatu prej Kinës dhe Rusisë”, ka deklaruar ai në Kanal10.