Iluzion optik, sorrë apo mace? (Foto)

Një fotografi e publikuar në Twitter është bërë virale në internet, për faktin se pak kush po mund ta di nëse bëhet fjalë për një sorrë apo mace.

Imazhe është shpërndarë në Twitter nga Robert Maguire, ku në shikim të parë duket se bëhej fjalë për një sorrë e fotografuar në profil, por nëse e shikoni me vëmendje do ta kuptoni se në fakt është mace.

Bëhet fjalë për një iluzion optik që ka marrë më shumë se 100 mijë pëlqime dhe mijëra komente, kurse të gjithë ata që e kanë parë për herë të parë ishin të bindur se bëhej fjalë për sorrë.

Në debatin e imazhit të publikuar janë kyçur edhe persona të profileve të ndryshme, që madje pretendonin se macja që në shikim të parë dukej si sorrë, mund të jetë edhe një lloj tjetër i kafshës të cilën nuk e kanë specifikuar.