Video

Ilnisa xheloze për banoren e re? Meritoni sqaron situatën me Sara Karajn dhe arsyen se përse e ftoi te krevati

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli kanë diskutuar në spektakël për raportin e tyre pasi kanë pasur ulje e ngritje gjatë ditëve të fundit.

Kjo pas hyrjes së banores së re në Big Brother VIP Albania 3, Sara Karaj, të cilën e kishte ngacmuar paksa Meritoni teksa e ftoi pranë krevatit të tyre.

Gazetares i ngeli hatri për veprimin e prezantuesit, ndonëse kanë diskutuar në lidhje me çështjen.

Foto: Screenshot/YouTube

Meritoni ka sqaruar gjithë situatën duke thënë se nuk kishte ndonjë qëllim.

“Një natë më herët kur ka ardhur Sara, unë i kam treguar Ilnisës. I thash ta ftojmë se qenka e mirë dhe kemi shoqëri të përbashkët nga jashtë. Të nesërmen, kur pati një diskutim me Eglën, unë Sarës i thashë, e mora jorganin edhe ia vuna të shtrati që e kem afër. Sara u sjell aq mirë, sa që pa më pyetur dhe doli në pjesën tjetër”, u shpreh ai.

Ilnisa në anën tjetër shtoi: “Sarën nuk e njoh. Nuk më lidh asgjë me të. Ajo që më bën shumë përshtypje është mënyra se si shtëpia qaset ndaj Sarës dhe e kundërta. Mua më bën shumë përshtypje se si kjo vajza, Meritoni e afron në mënyrë të sinqertë, shkon në kolltuk dhe bën këtë skenën”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fR27qxHJbig&feature=emb_err_woyt